Diagnoza e lythave gjenitale dhe dysplasive në anus nga virusi HPV

Diagnoza e lythave gjenitale dhe dysplasive në anus nga virusi HPV:

  • Diagnostikimi optiko – klinik i lythave tё lёkurёs rreth zones anale, kryhet me teknikёn acetowhitening (pёrdorimi i acidit acetic). Acidi acetik është i nevojshëm për ekzaminimin. Shkakton piksje dhe largimin e sekrecionit gjëndëror dhe shembje të përkohëshme të të bardhave të bërthamës. Ndryshimet e displasisë ngjyrosen të bardha të theksuara.
  • Vërtetimi i diagnostikimit klinik kryhet me ekzaminim patologjik të biopsisë. Karakteristike janë koilocytes në ekzaminimin mikroskopik. Keto janë treguesit e infektimit prej virusit HPV.
  • Ekzaminimi citologjik i pasdaljes (anal cytology) – test Papanikolau, eshte nje ekzaminim i thjeshtë por në të njëjtën kohë dhe i nevojshem per diagnostikimn e dysplasive (gjendje precancerous – anal dysplasia). Ky ekzaminim duhet të kryhet te persona me rrezikshmëri të lartë infektimi prej virusit HPV dhe shfaqie të gjendjeve precancerous.
  • Anaskopia me rezolucion te larte (High Resoltion Anoscopy – HRA), është ekzaminim i cili ndiqet nëse ekzaminimi qelizor i anus, si perfundim është pozitiv (tregon qeliza anormale – qeliza displastike). Ky ekzaminim është i njëjtë me kolposkopin dhe kryehet me të njëjtën teknikë që zbatohet prej gjinekologeve të specifikuar për të diagnostikuar displasit e organeve të jashtme gjenitale femerore. Ne proktoklinik, kontrolli me anoskopi me rezolucion të lartë kryhet te çdo pacient që dyshohet për infektim prej virusit HPV. Vendoset acid acetic (dhe lugol disa herë) brenda në kanalin e pasdaljes rreth 2-4 minuta dhe pastaj hyn anoskopia. Analizohen 6-8 cm e pasdaljes si dhe lëkura perianale e zmadhuar, kontrollohen ndryshimet tipike morfologjike të displasive precancerous (epitel i bardhë, krijim mozaiku, vizë lidhëse, enë gjaku anormale etj.) të cilat shkaktohen prej virusit HPV. Bëhet regjistrim fotografik i transformimeve dhe merret biopsia prej pjesëve të dyshimta për ekzaminim patologjik. Në rast se analiza e biopsisë tregon shkallë të lartë displasie (HGAIN), përputhet me të dhënat  fotografike. Qe të kryeni ketë analizë, do te duhet te shmangni klizmë apo dush përpara vizitës në klinikë.
  • Në rast se nuk egzistojnë lytha gjenitale në anus të dukshme, infeksioni me virusin mundet të kërkohet nëpermjet HPV – test ose analizës PCR. Kjo analizë indetifikon të dyshuarin (i rrezikshëm apo jo).
  • Perdorimi i teknikave Schiller dhe acetowhitening, ndihmon në diagnozën e displasive dhe lythave gjenitale mikroskopike në anus. Anoskopia me rezolucion të lartë kryhet shumë shpesh nepër protoklinikat dhe ekskluzivisht në  Greqi.

Anal cancer screening with high resolution anoscopy, ESCP Meeting – Dublin September 2015, Apostolos Stamatiadis, Ioannis Karaitianos.

Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Facebooktwittergoogle_pluslinkedinyoutube

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

admin-ajax (2)