• GR
  • EN
  • Sq
  • Tr

Lythat gjenitale dhe zona anale – shfaqia

Shfaqia

Disa tipe HIV (nëntipe beninje) shkaktojnë lytha gjenitale përreth dhe brenda në anus si dhe tek organet gjenitale. Lythat gjenitale janë shfaqia më e shpeshtë, më karakteristike e infektimit prej virusit HPV (virus i papillomës humane). Edhe pse janë shqetësuese, nuk zhvillohen në kancer dhe nuk përbëjnë kërcënim për jetën. Në bibliografi përshkruhen si gunga të vogla, të cilat me kalimin e kohës mund të marrin përmasa të mëdha. Ngjajnë me puçrra të vogla ose me lule – lakër me madhësi që luhatet nga koka e një karfice deri në madhësinë e një bizele.Lythat gjenitale në zonën e anus munden të shkaktojnë lezione të sheshta  në një masë më të madhe me sipërfaqe të përafërta. Zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje ose shqetësime të cilat nuk bëhen menjëherë të dukshme. Herë të tjera  shkaktojnë cuksje, kruajtje dhe rrjedhje lëngu. Lytha gjenitale shpesh gjenden brenda kanalit të pasdaljes, në distance 2-3 cm nga lëkura. Në rast të shfaqies së papritur dhe enjtjes të lythave gjenitale në pasdalje, apo rishfaqien e tyre mbas një terapie, duhet të bëhet kontrroll i virusit HIV.

Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Facebooktwittergoogle_pluslinkedinyoutube

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

admin-ajax