Si transmetohet virusi HPV në anus ?

HPV gjendet shpesh në zonën e pasdaljes, anus. Virusi mund të transmetohet në zonën e pasdaljes nëpërmjet rrugëve seksuale (mardhënie seksi anal) por dhe me lëngjet vaginale, nga duart, larja ose lojrat seksuale. Mardhënia seksuale  anale nuk është e nevojshme për infektimin e lëkurës apo pjesës së brendshme të anusit. Frekuenca e virusit është shumë e madhe tek ata persona që kanë mardhënie seksi anal. Prezervativi nuk mbron mjaftueshëm infektimin me virusin HPV, siç mbron nga virusi HIV.  Partnerët e shumtë, përdorimi douche, mos përdorimi i prezervativit, pirja e duhanit, përdorimi i kremrave me kortizon, imuniteti i ulur, zvogëlojnë mundësinë e zhdukjes së HPV prej zones së anus. Infektimi nga virusi HPV është më i shpeshtë, afatgjatë dhe i gjerë në rast infektimi nga virusi HIV, ashtu siç është dhe shtrirja e lythave gjenitale (madhësi dhe numër) që është më e madhe.

Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Facebooktwittergoogle_pluslinkedinyoutube

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

admin-ajax (7)