• GR
  • EN
  • Sq
  • Tr

Zhvillimi i infeksionit nga HPV ne sëmundjen e kancerit

Kanceri anal dhe displasitë për shkak të infektimit me virusin e lythave gjenitale (HPV) është problem i rëndesishëm te personat gay dhe bisexual, dhe ne veçanti te seropozitivët. Kanceri anal në një perqindje të madhe, shkaktohet nga virusi HPV, i cili shumë shpesh, transmetohet në mardhenie seksi anal. Frekuenca e personave gay të cilët preken nga kanceri anal shtohet vazhdimisht, veçanërisht te seropozitivët. Personat gay kanë frekuencë të shfaqjes së kancerit 20 herë më të madhe e krahasuar me popullsinë e përgjithshme, e njëjta  frekuencë  me kancerin e qafës së  mitrës  përpara  diagnostikimit  parandaluese me smears citologjike (pap test). Rreth 50%  e personave gay seropozitivë do te shfaqin gjatë jetës së tyre displasia precancerous në anus dhe perfundimisht 10% e personave gay seropozitivë do të shfaqin kancer anal.

anal_hpv19-700x525-1-250x160

Zhvillimi në kancer ndodh shume vite, ndoshta dhe dhjetë-vjeçare. Ne fazat e para të kancerit anal nuk egzistojnë siptoma. Më vonë, siptoma më e shpeshtë eshte kruajtja, rrjedhje lëngjesh, dhimbja e vazhdueshme  gjatë jashtëqitjes ose nga mardhenie seksi anal. Një enjtje ose gjak në pasdalje mund të ketë si shkak kancerin anal. Për këtë arsye, shpesh bëhet diagnozë e gabuar si hemoroide. Kanceri anal përballohet me ndërhyrje kirurgjikale ose në  kombinim me kimio-radioterapi.

Frekuenca e kancerit anal është shtuar rëndesishëm vitet e fundit për shkak të transmetimit të infeksionit prej virusit HPV si dhe per shkak të faktorëve të tjerë po aq të rëndesishëm siç janë infeksioni nga virusi HIV dhe pirja e duhanit. Disa nëntipe të virusit HPV (16,18,31,33,35,53,73,75 dhe të tjerë) te cilat grupohen në DNA humane, shkaktojnë në një shkallë të lartë sëmundjen. Për shembull, nëntipi kanserogjen 16 zakonisht duket në zonën e transformuar të anusit. Kjo zonë e transformuar, shtrihet rreth 12 mm në qendër të linjës së dhembëzuar dhe është zona dinamike ku epiteli squamous shtrihet tek epiteli cindrik të traktit të zorreve. Nëntipet e sipër-përmendura janë përgjejgjës dhe shkaktare të kancerit të qafës së mitrës dhe të vulvës. Akoma kanceri në penis, në gojë, në faring, shkaktohen nga infeksioni me virusin HPV. Këto nëntipe munden të diagnostikohen me analizen PCR.

Kanceri anal është krejt i ndryshëm nga kanceri i zorrës së trashë (i afërt me zorrën e trashë) dhe kancerin e pjesës tjetër të mbetur të zorrës së trashë. Kanë krejtësisht epidemiologji dhe shkak të kundërt dhe terapia është shumë e ndryshme. Gjithashtu parandalimi kryhet me  mënyra të ndryshme.

 

Rrallë  të  tjera gjëndje të iritimit kronik (si shiringa që zgjasin shume dhjetë-vjeçare) mund të shkaktojnë kancerin anal. Hemoroidet nuk shkaktojnë kancer anal. Kanceri anal nuk shfaqet papritur. Per një afat të gjatë paraprijnë lezione precancerous të cilat shkaktohen nga virusi HPV (neoplasia anale intraepiteliale – dysplasia). Lezione precancerous (displasi e shkallës së lartë – HGAIN) trajtohen në protoklinik me djegie. Ne rast se ato janë zhvilluar ne karcinoma invasive, atëhere duhet të hiqen me ndërhyrje kirurgjikale ose në kombinim me kimio-radioterapi.

Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Facebooktwittergoogle_pluslinkedinyoutube

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

keep_calm_and_trust_a_proctologist_greeting_cards-r7cb18d8859f740d3950fd9599a7c51ab_xvuak_8byvr_3241-1-250x160