“Klinika e Kirurgjisë Anale”, merret mbi dhjetë vjet ekskluzivisht me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve në anus. Kirurgu Apostolos Stamatiadis i trajton me përgjegjësi dhe në mënyrë sistematike sëmundjet anale në të gjithë spektrin e tyre. Eksperienca e tij 30- vjeçare në kombinim me të gjitha teknikat e domosdoshme diagnostikale, të cilat janë të disponueshme në klinikën tonë, përbejnë premtim për një diagnozë të suksesshme dhe terapinë efektive të sëmundjeve anale.

Testi intrarektal me ultratingull (abscese periferike dhe fistula, mosmbajtja, kontrolli shtrënguesve , tumoreve rektale) si dhe Anoskopia  me definicion të lartë (High Resolution Anoscopy – HRA) për diagnostikimin e kondilomateve si dhe te dysplasive të virusit HPV për grupet e personave me rrezikshmëri    lartë,  pothuajse është ekskluzivitet i klinikës tonë proktologjike .

  • Klinika tonë përben qendër reference për rastet e vështira të semundjeve anale
  • Ne sajë të testeve diagnostike të cilat ekskluzivisht i disponojmë dhe i zbatojmë në klinikën tonë, shpesh ndihmojmë për diagnostikimin e saktë, si dhe dhe udhëheqim kolegët e tjerë për terapinë efikase    pacientëve me sëmundje në zonën anale
  • Në të njëjtën kohë, një numër i rëndesishëm nga  incidentet që arrijnë në klinikën tonë, ka të bëjë me diagnostikimin si dhe terapinë e plotë të pacientëve te të cilët u rishfaqen probleme ose efekte anësore mbas nje terapie te dështuar në klinika të tjera.

Ҫdo këshillë tjetër mjekësore ose dhe terapi (kirurgjikale ose jo), propozohet mbas një monitorimi të plotë diagnostik. Për këtë arsye, i lutemi pacientit që trajtohet, të  durojë  ç’farëdo mundimi që vjen nga proçedura, mbasi në fund do të ketë dobi. Këshillat mjekësore që jepen në klinikën tonë janë plotësisht të sinqerta. Nuk kanë qëllim përfitimin ekonomik prej një nderhyrje të mundshme. Shumë shpesh ndërhyrjet e thjesht kryhen në moment në klinikë.

  • – Nuk reklamojmë  pa kritika dhe pa –  paqëndrueshmëri teknika të reja dhe mjete mjekesore me qëllim vetëm dhe vetëm që të tërheqim pacientë.
  • – Nuk përdorim teknikat e reja kirurgjikale të cilat asnjëherë nuk janë provuar më  parë vetëm dhe vetëm që të kemi dobi ekonomike. Jemi të hapur në  idetë e reja duke i përballuar në të njëjtën kohë me sy kritik. Principi bazë për ne, është përdorimi i metodave të reja, por, mbasi ato të kenë fituar më parë mjaftueshmëri në nivel ndërkombetar shkencor, si dhe te caktohen në nivel ndërkombetar nëpër qendrat  kërkimore jashtë vendit. Shumë  teknika “mrekulli – bërëse”, përfundojnë  të dështuara duke u anulluar në vazhdim brenda një  kohe të shkurtër.
  • – Trajtimet e propozuara janë  absolutisht    marrëveshje të plotë me udhëzimet e kompanive dhe sistemeve mjekesore të SHBA-së, të Mbreterisë së  Bashkuar dhe Francës.
  • – Qëllimi ynë është të plotësohet terapia e  sëmundjeve anale me menyrën më te thjeshtë dhe efektive dhe në të njëjtën kohë, t’iu shmangemi ndërhyrjeve kirurgjikale të kota, të cilat zakonisht reklamohen pa dhimbje.
  • – Shpesh  kryejmë  udhëtime afatshkurtër  nëpër  kongrese shkencore qe organizohen jashtë vendit, duke i dhënë rëndësi dijes së vazhdueshme si dhe shkembimin e mendimeve me kërkues shkencëtar me vlera të njohura.

Marrim pjesë,  si  dhe  inkurajojmë arsimin- dijen  te  kirurgët – proktolog të rinj. Shpesh marrim pjesë në ligjërata dhe leksione nëpër kongreset rreth proktologjisë,    Greqi jashtë Greqisë. Për  ne  është  nder i  madh besimi,  për sa i përket   aftësisë  mjekësore, si dhe  për sa i perket shërbimeve që japim te pacientët me sëmuundje në zonën anale.

Stafi infermieror dhe sekretaria e klinikës tonë,  është i trajnuar shumë mirë për të përballuar pacientet që na vizitojnë.

Vlerat njerëzore, eksperienca, specializimi, respekti të dhënave personale si dhe përgjegjësia, janë vlera fikse për stafin e “Klinikës Kirurgjikale Anale”.