KONDILOMATAT

You are here:

C’fare jane lythat gjenitale?

Lythat gjenitale (kondilomat), janë gunga të vogla të cilat shfaqen në zonën e organeve gjenitale dhe në anus. Lythat gjenitale shkaktohen nga papillomavirusi human HPV.

HPV është një virus i shpeshtë i cili transmetohet   nga njeriu te njeriu. Ky transmetim shpesh ndodh prej kontaktit seksual. 70% e femrave  dhe 24%  e meshkujve straight, janë mbartës të virusit në anus. 60% e homoseksualëve dhe 90% homoseksualeve  seropozitiv, janë të infektuar në anus nga papillomavirusi human.

HPV, perveç lytheve gjenitale, krijon – shkakton paraqitjen e dysplasias (ndryshimet  para-kanceroze) dhe kancer  në organet gjenetale të femrave, në penis, në anus, në goje dhe në bajame. Egzistojnë  rreth 40 tipe HPV. Në anus disa tipe HPV shkaktojnë lythe gjenitale dhe janë shume tipa të tjerë të cilat shkaktojnë dysplasi dhe kancer. Lythat gjenitale nuk kufizohen vetëm në lekurën e jashtme, ato ndodhen edhe brenda në anus. Brenda në anus, HPV infekton vetëm qelizat e lekurës, por nuk infekton qelizat e zorrës. Për këtë arsye, nuk zgjatet në distancë më të madhe se 5-7 cm nga lëkura e anus. Nese dikush ka lythe gjenitale në lekurë, brenda në anus, duhet të vizitohet në brendësi me rektoskopi si dhe vendosje te acid acetik. Lythat gjenitale diagnostikohen më lehtë me sy dhe rektoskopi. Mirëpo dysplasitë mund të çojnë drejt kancerit dhe nuk është e mundur diagnostikimi me sy, por me vendosjen e acid acetic dhe zmadhim para-kanceroze (–Anoscopy me rezolucion të lartë – high resolution anoscopy). Nuk ka nevojë asnjëherë për kolonoskopi për diagnozën e lythave gjenitale apo e dysplasive në anus.

HPV transmetohet në anus prej kontaktit seksual, nga objekte të ndryshme por dhe me dorë nga organet gjenitale. Përdorimi i prezervativit është i nevojshëm mirëpo nuk është i mjaftueshëm për të mbrojtur prej lythave gjenitale në anus. Infeksioni me HPV, lythat gjenitale në anus, dysplasitë  në anus dhe  kanceri anal jane më të shpeshta te meshkujt dhe femrat, të cilët në  të kaluarën kane pasur jetë seksuale  tepër aktive ose kanë marëdhënie anale. Gjithashtu, këto semundje janë më të shpeshta te femrat me dysplasi ose kancer të organeve të jashtme gjenitale. Imuniteti i ulët është një faktor i rëndesishëm   dhe po aq i rrezikshëm për lythat gjenitale. Rënie të imunitetit, kemi në rastin e infektimit nga virusi HIV apo nga trajtime në kohëzgjatje të madhe me kortizon apo ilaçe të tjera që ulin reagimin e organizmit. Kjo terapi jepet psh. në  transplante, sëmundje autoimmune apo në  inflamacione të zorrës. Pirja e duhanit është një faktor i rëndë për shfaqien dhe rishfaqjen e lythave gjenitale dhe zhvillimin e HPV në kancer. Kanceri anal tek homoseksualet eshte aq i  shpeshtë sa dhe kanceri i qafës së mitrës përpara paraqitjes së test – pap.

Lythat gjenitale shpesh perceptohen nga pacienti si struktura të vogla të dukshme ose sjellin kruajtje. Shumë rrallë sjellin lëngje. Mundet të marrin shtrirje dhe të shfaqen si sipërfaqe të  mëdha anormale.  Dysplasitë  para-kanceroze nuk shfaqin asnjë simptomë dhe nuk është e mundur t’i kuptosh me dorë sepse janë të buta dhe të sheshta. Bëhet e mundur  gjendja e tyre vetëm  nëpërmjet anoscopys me rezolucion të lartë. Kjo analizë duhet të  bëhet te të gjitha grupet me rezikshmëri të lartë  të  cilët u përmendën më  lartë. Mënyra të  tjera për diagnostikimin e dysplasive është analiza citologjike nga e cila  shpëton një përqindje mjaft e rëndesishme e rasteve si dhe testi HPV. Dysplasite zhvillohen në një përqindje 15% në kancer anal.

Trajtimi i lythave gjenitale mundet të bëhet edhe me djegie, me laser, me cryotherapi dhe vajra të ndryshëm. Në çdo rast djegie apo laser duhet të egzistojë  ndalimi  i tymit  mbasi mjeku i trajtimit mundet të pësojë kancer në faring duke thithur grimca. Lythat interprotik për shkak se brenda në anus shfaqet hemoragji , dysplasitë duhen të trajtohen vetem me djegie. Shumë shpesh, lythat gjenitale dhe dysplasitë rishfaqen mbas çdo lloj terapie. Rikontrolli mbas 5 – javësh, është i domosdoshëm. Në çdo rast, duhet  të  shmangim vajrat që kanë në përbërjen e tyre kortizon sepse ndikon në rënien e imunitetit dhe aktivizohet HPV.

Një çështje e rendësishme  është  vaksinimi për parandalimin e infeksionit me HPV. Vaksinimi bëhet për nëntë tipa e HPV që përmban 95% të  infeksioneve. Te këta tipa përmbahen tipat e shpeshtë infektues dhe ata tipa që shkaktojnë kancer. Vaksinimi pengon shfaqien e kancerit anal, të qafës së mitrës dhe të gojës. Jashtë vendit dhe në shtetet e zhvilluara, vaksinimi është themeluar për meshkujt dhe femrat deri në moshën 26 vjeç dhe deri në moshën 45 vjeç te homoseksualet dhe te seropozitivët. Vaksinimi nuk është vetëm parandalues por mbi të gjitha shëron  infeksionin  egzistues me HPV (lythat gjenitale, dysplasitë anale) duke forcuar mjaft imunitetin humoral përtej imunitetit qelizor që shkakton infeksioni me HPV.

ΣΧΕΤΙΚΑ ΑΡΘΡΑ