Kisti pilonidal

You are here:

Kisti pilonidal. Informacione të përgjithshme.

Kisti pilonidal shfaqet në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore, në pjesën e cila quhet “bishti” dhe shkakton nje inflamacion të brendshëm i cili zakonisht zgjat shumë vite. Bëhet fjalë për një çarje ose hapje të lëkures (tunel) ku në të shumtën e herëve të jep përshtypjen se lekura, në atë zonë është boshe. Gjithashtu pacienti mundet të shohë një ose edhe më shumë vrimëza në të njëjtën zonë, nga të cilat ka rrjedhje të lëngshme. Kisti pilonidal, zakonisht, shfaqet te personat në moshe të re sesa te personat e moshuar, pjesa me e madhe e ketyre personave, jane meshkuj. Gjithashtu, këta persona, shpesh janë mbi peshë dhe kanë shumë qime në pjesën e “bishtit” të  shtyllës kurrizore .  Profesione të ndryshme në të cilat për shume ore duhet të jesh i ulur në një karrige, ashtu si dhe profesionet të cilat kërkojnë orë të tëra për të drejtuar mjete si  dhe profesionet në zyrë, duken se janë në gjendje të shkaktojnë ose të ndihmojnë për krijimin e  kistit pilonidal. Kisti pilonidal shpesh ngjasohet me fistulat periferike sepse kanë shumë karakteristika të përbashkëta.

Shkaqet e kistit pilonidal

Arsyet pse shfaqet nje kist pilonidal deri më sot, nuk janë krejtësisht të qarta. Më perpara, egzistonte mendimi se se shfaqja e kistit është e lidhur kryesisht me karakteristika gjenetike dhe trashëgimie. Mbas shumë vitesh vëzhgimi dhe kërkimesh, u gjet se faktorë të ndryshëm munden të shkaktojnë ose të përkeqesojnë sëmundjen. Tashmë, e dimë mirë, se qimet e asaj pjese, luajnë rol negativ sepse, ashtu siç ato depërtojnë në lëkurë shkaktojnë  një lloj inflamacioni. Zakonisht, gjatë hapjes në kirurgji të një kisti, do të gjejnë shumë qime të cilat kanë bërë “fole” duke krijuar ndotje. Qimet e theksuara nuk është e vetmja çështje. Personat mbi peshën e lejuar, të cilët bëjnë një jetë pasive  kanë problem akoma edhe më të madh. Kjo ndodh sepse në kete pzicion, në pozicion të ulur, presioni që krijohet tek anët e pjerrta mundet të çaje lëkurën. Kur ky presion, kombinohet edhe me fërkimin e tuleve që ushtrohen gjatë uljes, atëhere, gjërat bëhen akoma edhe më keq. Irritimi në atë pjesë “ndihmon” të rëndohet gjendja.

Simptomat e kistit pilonidal

Simptomat e sëmundjes janë të lidhura me gjendjen apo fazën që gjendet çdo herë kisti pilonidal. Disa herë nuk krijon simptoma për shumë vite rrjesht dhe pacienti nuk e kupton, pra krijohet një farë gjendje e zakonshme. Nëse është krijuar një farë absces, kjo do të thotë se kisti është në fazë akute dhe simptomat që shfaqen janë zakonisht, dhimbja – në veçanti kur pacienti përpiqet të ulet, irritimi, skuqjet dhe kruajtja. Nëse kisti po drenazhohet, ka vrimëza nga të cilat ka rrjedhje të lëngshme (zakonisht mund të jetë gjak me qelb), atëhere pacienti mund t’i shikojë veshmbathjet të ndotura. Kur absces është i mbyllur dhe i madh (ka shume gjak), simptomat janë më të theksuara dhe shoqërohen me vuajtje dhe temperaturë. Në këtë rast, absces mundet “të  thyhet” dhe më pas të  krijojë një tunel të përhershëm poshtë lëkurës (fistule), e cila ka nevojë për ndihmë kirurgjikale që të përmirësohet. Personat, të cilët, për vite me rradhë kanë kist pilonidal, përshkruajnë se kanë nje fryrje të lehtë në pjesen tek e cila kur gjendet, dhe nese gjendet në fazën akute, pengon levizjet e tyre. Kur temperatura është e lartë  dhe nuk bie, duhet të vizitojmë menjëherë mjekun. Në këtë mënyrë  mjeku si fillim do të  zgjedhë metodën e duhur që të largohen simptomat (të largohet inflamacioni) dhe më pas do të trajtojë kistin. Është mirë, që çdo trajtim, të bëhet më vonë, mbasi te jetë trajtuar inflamacioni në fillim.

Trajtimi i kistit pilonidal.

Egzistojnë disa opsione trajtimi për kistin pilonidal, mirëpo, të gjitha përfundojnë në nderhyrje kirurgjikale. Ҫdo ndërhyrje planifikohet në lidhje me fazën që gjendet kisti. Kur egziston një absces i madh që shkakton dhimbje dhe temperaturë, është urgjente ndërhyrja kirurgjikale dhe më pas një pastrim shumë i mirë i plagës. Kjo do t’i lejoje pacientit të lehtësohet, ndërkohë është e nevojshme, në  të  njëjtën kohë, t’i jepet antibiotik me qëllim që mos të ketë rishfaqje të infeksionit. Antibiotikët nuk e zgjidhin pergjithmonë problemin, thjesht e “mbulojnë” duke i zbutur disi simptomat. Te kistet më të vogla që nuk krijojnë inflamacion, nje zgjidhje e përkohshme është te largojmë me nje pincë qimet që kanë hyrë brenda dhe me pas pacienti të  fillojë seancat e depilimit në atë pjesë me laser që problem mos të  përsëritet më kurrë. Depilimi në kist, ka karakter parandalues sepse qimet aty është e mundur të shkaktojnë përsëri të njëjtat probleme në të ardhmen.

Zgjidhja përfundimtare është ndërhyrja kirurgjikale si dhe heqja totale e kistit, veçanërisht te pacient të cilët vuajnë për vite me rradhë. Egzistojnë tre zgjedhje për ndërhyrjen kirurgjikale: metoda e mbyllur  (qepja e prerjes), gjysëm e mbyllur dhe e hapur (preferohet nëse ka fistulë në atë zonë) ku nuk bëhet qepje dhe plaga mbetet e hapur. Te zgjedhja e fundit, është e nevojshme të ndërrohet shumë shpesh plaga (të paktën për një muaj). Rikthimi i pacientit në  rutinën e përditshme është i menjëhershëm, veçanërisht nëse ka zgjedhur metodën e hapur. Një prej avantazheve të metodës së hapur, ndryshe nga dy të tjerat, është se zvogëlon mundesinë e rishfaqjes së fistulës. Vitet e fundit zbatohet, madje me rezultate të mira, edhe metoda e ndërhyrjes me laser (Filac) e cila reklamohet shume prej kirurgeve për faktin se nuk lë shenja. Ndonjëherë operacioni duhet të përseritet. Megjithatë, si mjeku, ashtu edhe pacienti, duhet të jenë shumë të kujdesshëm përpara se të zgjedhin çdo lloj metode duke marrë parasysh në fillim madhësinë e problemit dhe pastaj pjesën estetike apo dobinë ekonomike.

ΣΧΕΤΙΚΑ ΑΡΘΡΑ