ABSCES DHE FISTULA

You are here:

Abscesi dhe fistula është një sëmundje e shpeshtë në anus dhe e zonës anale me  inflamacione dhe rrjedhje lëngu. Abscesi – fistula ndonjëherë ka terapi të vështire dhe shumë shpesh rishfaqet.

Kush është përberja e të dyjave? Abscesi anal është  faza e  papritur dhe me mjaft dhimbje,  kurse fistula anale është faza me kohë zgjatje të madhe, relativisht pa dhimbje, me rrjedhje qelbi. Vazhdimisht ka dhe përjashtime. Abscesi shfaqet si një anjtje me dhimbje, rrallë edhe me temperaturë. Inflamacioni trajtohet me ndërhyrje kirurgjikale të heqjes së qelbit. Mbas ndërhyrjes mbetet shpesh një fistulë, dmth nje gojë nga e cila rrjedh lëng.

Shkaku. Absceset dhe fistulat vijnë si shkak i infeksionit ne një gojë të brendshme. Nëse nuk egziston gojë, inflamacioni ka si shkak idrotadenitida e cila shfaqet më tepër te përdoruesit e duhanit dhe te personat mbi peshë. Fistulat e brendshme rrallë herë mund të kenë si shkak sëmundjen Crohn . Forma të tjera të rralla, janë ato mbas ndërhyrjes, mbas ndërhyrjes pouch, kolorektal dhe fistulat me uretër.

Simptomat. Absceset shfaqen papritur, brenda pak ditëve anjtje e cila dhemb dhe ndonjeherë  ka edhe temperaturë. Fistulat shfaqen si gojëza ose si shumë gojëza prej te cilave rrjedh qelb. Kjo gojëz  mundet të hapet dhe të mbyllet ose në të kundërt, në rastin e idrotadenitidas të jete në numër te madh. Ndonjëherë fistulat janë të verbra dhe kanë gojë vetëm brenda në anus.

Diagnoza. Kontrolli para nderhyrjes.

Një element i rendësishëm për diagnostikimin e fistulave si dhe për terapinë e duhur kirurgjikale të  tyre, është rrënja, dmth gjetja e gojës brenda në anus. Elementë të tjerë të detyrueshëm, janë lidhjet me shtrënguesit (muskujt rrethorë mbajnë feçet) dhe sa është raporti i shtrëngimit nën fistulat. Ekzaminimi  prej një mjeku me eksperiencë jep shumë informacion. Një ekzaminim diagnostiki i shpeshtë është tomografia magnetike. Në klinikën tonë, këtu dhe 25 vite, përdorim 3d intrarektal. Eksperienca shumë vjeçare na jep mundësinë të kemi diagnostikim të menjëhershëm deri në hollësi. Ultratingujt na japin mundësinë  të  bejmë matjet në milimetra. Tomografia magnetike në rastin më të mirë, jep përgjigje të qarta në pyetjet e mësipërme, dhe në rastin më të  keq është krejtësisht e gabuar.

 

Terapia – Teknikat (laser)

Absceset që përmbajne qelb, përballohen me hapje dhe heqje të qelbit. Pra, përballohet me ndërhyrje kirurgjikale heqja e qelbit. Nëse ndërhyrja vonon, absceset anjtjen dhe pacienti vuan. Rrallë herë mund të ndodhë të pesojë septicemi. Nëse absceset nuk përballohen me ndërhyrje kirurgjikale, si perfundim ato thyhen vetë duke u larguar në këtë mënyrë edhe qelbi. Në këtë  rast absces është  shtrirë  shumë dhe mundet të hyjë në brendësi të shtrenguesve duke vështirësuar terapinë definitive. Mqs shpesh shkaktohen prej një gryke brenda në anus, shpesh mbetet një fistulë  e cila do të përballohet në fazën e dytë. Teoria se kullimi i dobet i abscesit shkakton fistulën, është krejtësisht i gabuar. Në disa raste, prej kirurgut -proktolog të specializuar dhe mbas skanimit me ultratinguj, është e mundur të bëhet terapia e plotë e abscess – fistulës që në ndërhyrjen kirurgjikale të parë. Antibiotikët  jepen nërastin kur kirurgu i paspecializuar, veçanërisht kur mungon  kontrolli intrarektal me ultratinguj, nuk mundet të gjejë  abscesin. Antibiotikët shpesh arrijnë  të mbulojnë perkohësisht inflamacionin i cili rishfaqet në shtrirje më të madhe.

Egzistojnë shumë teknika (mbi dhjetë) për terapinë e fistulave.

Egzistenca dhe përdorimi i gjithë gamës së teknikave, tregon se asnjëra prej tyre nuk zgjidh të gjitha problemet. Qëllimi bazë i parë, është të mos të  priten shtrënguesit, e dyta, të trajtohet përfundimisht fistula dhe e treta, të most e krijohet traum e madhe. Vitet e fundit janë propozuar shumë metoda dhe shumë mjete. Në fillim janë reklamuar me qëllim dobinë  reklamuese dhe ekonomike si një  zgjidhje definitive, mirëpo, me kalimin e kohës dalin në sipërfaqe të gjitha disavantazhet e tyre.

Teknika më  e vjeter  dhe më e thjeshtë  është  hapja e fistulës. Përdorimi i qepjes seton (i lirshëm ose prerjes tërthore), për fistula më të vështira, ësht e njohur që  nga epoka e Ipokratit. Vitet e fundit janë shpikur shumë teknika të  reja (LIFT, flap, AFP, Permacol, VAAFT, OTSC etj). Disa prej këtyre teknikave vijnë dhe më pas humbasin mbasi kanë dalë në sipërfaqe të metat e tyre. Teknika Filac – Laser në disa raste konkrete, është  një  metodë  e cila premton shumë  sepse nuk shkakton asnjë traum gjithashtu nuk shkakton dëm te shtrënguesit. Përqindjet e suksesit, në bazë të krijuesit të kesaj metode, janë  60 – 70%.

Një  proktolog i specializuar  për  fistulat, nuk përdor vetëm një teknikë, paralel, kërkon teknikën e duhur për secilin rast. Nuk duhet të fshehim faktin, se shpesh, për një ndërhyrje kirurgjikale të fistulës te pacienti, përdorim në të njëjtën kohë dy ose më shumë teknika për të patur rezultatin më  të  mirë. Disa fistula munden të  trajtohen brenda gjysëm ore. Fistulat më  të vështira duan durim  dhe disa ndërhyrje kirurgjikale për të patur një  rezultat të  kenaqshëm. Më e rendësishmja e të  gjithave është zgjedhja e duhur e kirurgut – proktolog. Nëse janë krijuar marrëdhënie besimi midis pacientit dhe kirurgut – proktolog, terapia përfundimtare është shumë e mundshme. Në rastet e vështira pacientit i duhet të ketë durim.

Progresi mabs ndërhyrjes kirurgjikale. Mbas ndërhyrjes me laser, për  rastet  që mundet të zbatohet, nuk ka plagë  dhe pacienti  i operuar mundet t’i kthehet veprimtarive të përditshme brenda 1-2 ditëve. Për metodat e tjera plaga ka një shtrirje tjetër  nga e cila ka rrjedhje të lëngshme dhe kjo do të thotë  ndryshime të shpeshta dhe larje.

ΣΧΕΤΙΚΑ ΑΡΘΡΑ