SEMUNDJA E HEMORROIDEVE

You are here:

Ҫ’ farë janë hemorroidet – Pak fjalë për hemorroidet.

Hemorroidet janë shfaqja e gungave në anus të cilat janë të mbushura me gjak dhe munden të shkaktojnë shqetësime të rëdësishme siç janë hemoragjia dhe dhimbja. Këto probleme e bëjnë më të vështirë cilësinë e jetës.

Normalisht, brenda në anus egzistojnë hemorroide në formë jastëku të mbushura  me gjak. Këto ndihmojnë jashtëqitjen si dhe frenimin e fekaleve. Kur këto jastëk vaskulare, humbasin mbështetjen e tyre, nga përpjekjet e vazhdueshme dhe të theksuara gjatë jashtëqitjes, varen jashtë anusit, mbushen me gjak dhe fryhen. Atëhere shfaqen komplikacionet e sëundjeve në hemorroide që janë gjaku, dhimbja, lëngje dhe enjtje e madhe.

Arsyeja më e rëndësishme që shfaqen hemorroidet dhe sjellin probleme, është qëndrimi tej zgjatur në tualet mbi pesë minuta, kapsllëku si dhe shtrëgimi i theksuar.

Qëndrimi i tepëruar në tualet shkakton daljen e hemorroideve si dhe relaksimin e indeve që i mbajnë. Nëse hemorroidet mbeten jashtë, gjaku nuk kthehet dhe anjten. Të tjera shkaqe që shkaktojnë hemorroidet janë qëndrimi i tej zgjatur në këmbë, gjimnastika e tepëruar (squat). Shtatzania te gratë si dhe dhjamëria janë disa prej faktorëve qe luajnë rol të rëndësishëm.

Simptomat

Shafaqia më karakteristike e hemorroideve është anjtia jashtë anusit. Mund të bëhet shumë e madhe. Dhimbja e hemorroideve mund të jetë e madhe por nuk është e përhershme. Vjen si shkak i vetëm i ndërlikimit të papritur që është tromboza. Tromboza mundet të krijohet brenda hemorroideve ose mundet të shfaqet në damarët e brendshëm rreth anusit.

Të gjitha këto simptoma shpesh kanë si shkak hemorroidet por mund të jenë dhe rezultat i sëmundjeve të tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme, kështu që trajtimi i tyre, nuk duhet të vonohet. Si shembull përmendim se gjaku në materialet feçe mund të ketë si shkak plasaritje si dhe sëmundje të tjera të zorrës, siç janë konstipacioni (koliti) dhe tumoret e zorrëve. Diçka që del jashtë anusit mundet të jetë kancer. Dhimbja e vazhdueshme në anus ka si shkak plasaritjen dhe dhimbja e përhershme mund të shkaktohet prej infeksioni dhe inflamacioni.

Në çdo rast, vizita te proktologu si dhe eksplorimi me rektoskopi dhe endoskopia me ultratinguj është e detyrueshme. Në veçnti gjaku në feçe, është një element mjaft i rëndesishëm i cili duhet patjetër të studiohet. Sëmundje të tjera munden të diagnostikohen nëpërmjet endoskopit me ultratinguj. Gjithësesi nevojitet kujdes në studimin e sëmundjeve anale si dhe kryerja e analizave diagnostike.

Diagnoza – Fazat

Diagnoza se masa, gjaku, ose dhembja kanë si shkak hemorroidet,  nuk është dhe kaq e thjeshtë. Hemorroidet e brendshme nuk munden të diagnostikohen me anën e analizës së thjeshtë që kryhet me gisht. Duhet të kryhet rektoskopia për te konstatuar madhësinë e hemorroideve. Plasaritja mundet të bëhet edhe me diagnostikim optik.

Kur sëmundjet sjellin një lloj “mbytje” në anus ose ndjenjën se duan të shkojnë vazhdimisht në tualet, duhet të kryhet rektoskopi për arsye se vazhdimisht simptomat shkaktohen nga një relaksim i brendshëm i zorrës nga pëpjekja e vazhdueshme për jashtëqitje ose në inflamacion në brendësi të zorrës.

Renditja e hemorroideve siç është e ditur sot, ka korrelacion të pjesshëm, por jo absolut me rëndësinë e sëmundjes. Egzistojnë hemorroide të mëdha të gradës së dytë të cilat shkaktojnë hemoragji mjaft të rëndë si dhe hemorroide të gradës së katërt të cilat nuk kanë nevojë për  ndërhyrje kirurgjikale. Vazhdimisht,  anjtjet e jashtme përbëhen vetëm prej lëkure dhe nuk kanë nevojë per terapi, hiqen vetëm për arsye estetike ose për arsye ekonomike . Hemorroidet, të cilat mbeten brenda, janë të gradës së parë dhe nuk kanë nevojë për trajtim. Hemorroidet, të cilat dalin jashtë dhe rikthehen automatikisht, quhen të gradës së dytë, dhe duhet të trajtohen me ndërhyrje kirurgjikale nëse kanë rrjedhje gjaku. Terapia mundet të jetë e thjeshtë edhe në klinikë. Hemorroidet që rikthehen me dorë (grada e tretë) si dhe hemorroidet që mbeten të përhershme jashtë (grada e katërt) korrigjohen me ndërhyrje vetëm kur kjo është e nevojshme.

Terapia – Trajtimi

Nëse diagnoza tregon hemorroide, gjëja e pare që duhet të bëjë pacienti, është të korrigjojë menyren e jashteqitjes. Nuk është e duhur të operohet dikush për hemorroide nëse e tepron duke luajtur  me celularin e tij në tualet.  Është shumë e nevojshme, e thjeshtë dhe efektive të korrigjojë mënyrën e jashtëqitjes përpara se të vendosë të vuaj çfarëdo lloj ndërhyrje. Kapsllëku mundet të korrigjohet me ushqimin e duhur (konsumojmë shumë fruta, zarzavate si dhe pijmë sasi të madhe uji). Gjithashtu, duhet të shmangim letrën dhe sapunin në zonën anale. Nëse zbatoni rregullisht sa u tha më lart por përsëri gjendja është e njëjtë, atëhere gjendja duhet të trajtohet me ndërhyrje kirurgjikale.

Egzistojnë shumë vajra në treg të cilat ndihmojnë mjaftueshëm. Hemorroidet janë një gjendje e vazhdueshme dhe trajnimi kirurgjikal i tyre ka angazhuar shkencërisht dhe ekonomisht shumë njerëz. Egzistojnë shumë forma trajtimi invaziv. Më të thjeshtat nuk kanë interes nga ana ekonomike dhe nuk propozohen shpesh. Vendosja e unazave elastike kryhet vetëm në disa raste të caktuara hemorroidesh të gradës së dytë  në klinikë me rezultate të shkëlqyera. Dhembja, mbas vendosjes së unazave elastike, ka si shkak ose teknikën e keqe, ose, janë të papërshtatshme për këte  ndërhyrje.

Njëzet vitet e fundit janë shtuar rreth njëzet teknika dhe aparate (Longo, HAL, THD, Rafaelo, laser etj) për trajnimin e hemorroideve. Disa kirurgë i përdorin këto teknika si shenjë publiciteti. Kirurgu proktolog duhet të trajtojë 4-5 teknika dhe të zgjedhë teknikën e duhur ose kombinimin e teknikave në vartësi me rastin dhe personalitetin e pacientit. Është e nevojshme të rekomandohet përpara ndërhyrjes mënyra e jashtëqitjes. Laser në ndërhyrjen kirurgjikale si dhe ultratingujt, akoma dhe kombinimi i njëkohshëm i tyre në disa raste dhe mbas një studimi të hollesishëm, ka rezultate shumë të mira. Mbas ndërhyrjes kirurgjikale me laser, dhembja mbas operacionit është e vogël. Rasti klasik i heqjes së hemorroideve është i dhimbshëm  por ka rezultat. Mbas heqjes, shërimi mban të paktën një javë. Ka dhembje gjatë jashtëqitjes dhe traum prej operacionit prej të cilit ka rrjedhje të lëngshme. Heqja e hemorroideve në ditët e sotme, me kaq teknika të reja, është e nevojshme për rastet e rënda për një trajtim të përhershem dhe definitiv.

ΣΧΕΤΙΚΑ ΑΡΘΡΑ